Blendi Fevziu rrëfeu se me bashkëshorten e tij ka plot 23 vite. Ai u shpreh se pas kaq shumë vitesh raporti mes tyre është një marrëdhënie shumë normale dhe shtoi se me kalimin e viteve dashuria pëson transformime, por mjafton që të mbetet e njëjtë.

“Vjen një moment që bëhet aq shumë i rëndësishëm njeriu që ke në krahë, aq sa kur nuk e ke, të krijohet një lloj bezdie dhe do ta kesh aty pranë”, tha ai.

“Janë një bekim i rrallë” tha drejtuesi i emisionit ”Opinion” sapo u përmendën dy vajzat e tij. Ai zbuloi se vajzës së vogël i ka qëndruar më shumë afër dhe tregoi se është shumë i lidhur me të.

Ndërkohë ai tha se gjatë kohës që vajza e madhe ishte e vogël për shkak të angazhimeve s’ka patur kohë mjaftueshëm për të qëndruar me të aq sa duhet, por tani që ajo është rritur janë të shumta udhëtimet që ata numërojnë së bashku. Këto udhëtime Blendi i quan investime që ai i bën për të bijën, së cilës i kanë shërbyer teksa ishte me studime në Angli. “Ka udhëtuar me mua në pothuaj të gjitha kontinentet”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb