TIRANË- Pas sekuestrimit të rreth 100 ton miell dhe bllokimit të aktivitetit të një firme private, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka eliminuar çdo mundësi për kryerjen e analizave nga vetë subjekti. AKU deklaron se çdo përpjekje nga palë të tjera dhe sidomos të atyre në konflikt të hapur interesi për të kryer zyrtarisht inspektim dhe analizë të produkteve ushqimore është e pavlefshme dhe në shkelje e rëndë e ligjit të ushqimit.

“AKU do të dërgojë për analizë konfirmuese miellin e bllokuar vetëm në qendrat europiane të referencës dhe po shtrin kontrollin me vendosmëri në të gjitha qendrat e prodhimit dhe shpërndarjes së miellit si dhe prodhimeve të tjera ushqimore në të gjithë vendin”, thuhet në reagimin e AKU-së.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: