Policia e Beratit ka bllokuar një automet që transportonte lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme, duke proceduar penalisht shoferin.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Berat dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e policisë kanë konstatuar dhe ndaluar në Rreth-rrotullimin e Poshnjes, një mjet furgon që transportonte lëndë drusore.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasi D.H.,ishte duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Drejtuesin e mjetit , shtetasin D.H., 35 vjeç banues në Fier në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit e kanë proceduar penalisht.

Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: