Nuk janë në ditët më të mira, të kushtëzuar nga largimet dhe dëmtimet e shumta, por Tirana vijon të luftojë në dy fronte. Ekipi i Shehit kaloi pa shumë vështirë Kastriotit duke siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë kaluan pa shumë vështirësi, madje duke bërë dhe një rotacion në shkallë të gjerë, kjo fal suksesit 4-1 në ndeshjen e parë.

333598551 709600804230094 819417022319312399 N
333598551 709600804230094 819417022319312399 N

Kryeqytetasit kanë nisur prej kohësh të mendojnë për sfidën e radhës në kampionat, atë kundër Bylis, skuadër që i kanë marrë 6 pikë të plota në dy përballjet e para këtë sezon. Me dy pikë diferencë në raport me Partizanin, Tirana u rikthyer shpejt në krye dhe nuk kanë ndërmend ta lëshojnë.

Shehi
Shehi

Shehi i gëzohet formës fantastike që po kalon Florent Hasani, vetëm në dy ndeshjet e fundit, mes kampionatit dhe Kupës, “bomberi” ka shënuar 3 gola. Në total, në kampionat, Hasani ka shënuar 11 gola duke qenë ai “topçiu” më i mirë i sezonit. Bylis është një “pre” e preferuar e Hasanit pasi i ka shënuar në të dy përballjet e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: