Pas shumë pyetjesh dhe dilemash, se kush do ta zëvendësonte Ori Nebijaj në Për’Puthen, Bora Zemani ka konfirmuar rikthimin e saj.

Në fund të spektaklit “Dancing with the stars”, ajo është shprehur:

“Të premten e ardhshme do të jemi bashkë në orën 21:00, bashkë me Elvana Gjatën, këtu në ‘Dancing with the stars’. Ndërsa me mua do të shiheni që të hënën…”

Kjo ishte e pritshme që pas ftesës publike, që autorja Olsa Muhameti i bëri në “Top Arena”:

“I kemi bërë një ftesë zyrtare Bora Zemanit për të qenë prezantuese në ‘Për’Puthen’. Bora e njeh shumë mirë programin. Nga ana tjetër, do të ishte kthimi i saj në shtëpi, sepse Bora nuk u largua sepse nuk ka dashur Për’Puthen apo Për’Puthen nuk e ka dashur Borën, por mori një spektakël të madh dhe është çështje e menaxhimit të kohës. Aktualisht, përgjigjja e saj ende nuk ka ardhur.”

Por së fundmi duket se Bora e ka dhënë përgjigjen e saj për të gjithë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb