Qeverisja e Brosi Johnson ka marrë goditjen e dytë të madhe pas skandalit “party-gate” në Downing Street, të cilës kryeministri i mbijetoi në një votë mosbesimi pak javë më parë.

Këtë herë në zgjedhjet e parakohshme në dy rajone, Tiverton & Honiton dhe Wakefield, konservatorët kanë rezultuar humbës me një rezultat poshtërues.

Liberal Demokratët janë rikthyer me një fitore të bujshme në Tiverton & Honiton ndërsa laburistët kanë mundur thellë konservatorët në Wakefield dhe kryetari i këtyre të fundit, Oliver Dowden është detyruar të japë dorëheqjen.

Liberal Demokratët i morën kështu Konservatorëve një bastion të tyre të sigurt, ku fituan në kohën e Brexit, me Richard Foord që fitoi me më shumë se 6,000 vota diferencë në një vend ku partia kishte dalë e treta në 2019.

Kjo është fitorja e tretë gjithëpërfshirëse e Liberalë Demokratëve në zgjedhjet e pjesshme në një bastion të konservatorë në 18 muajt e fundit, pas Chesham, Amersham dhe North Shropshire.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, Doëden dha dorëheqjen në mënyrë dramatike pasi partia pësoi goditjen e dyfishtë që e zhyti udhëheqjen e Boris Johnson në krizë të re.

Në një letër disa orë pas rezultateve me fuqi “sizmike” në Tiverton dhe Wakefield, Dowden tha se ai ndante ‘shqetësimin’ e aktivistëve për rrjedhën negative drejt së cilës janë drejtuar konservatorët.

Ministri në largim dha gjithashtu atë që dukej të ishte një sulm i koduar ndaj kryeministrit, i cili është më shumë se 4000 milje larg në një vizitë në Ruanda, duke thënë se festa nuk mund të vazhdojë me biznesin si zakonisht.

Në vend të deklarimit të besnikërisë së tij të vazhdueshme ndaj kryeministrit në letrën e dorëheqjes, Dowden tha se ai “i mbetet besnik Partisë Konservatore”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb