Studiuesit kanë gjetur se konsumi i lëngut të koncentruar të boronicës zhvillon funksionet kongitive të trurit tek të moshuarit.

Studimin i realizuar nga Universiteti Exeter dhe i publikuar në faqen e internetit të universitetit, ka vënë në dukje se individët e shëndoshë të moshës 65-77 vjeçare që konsumojnë rregullisht lëng të boronicës kanë pasur zhvillim në funksionet kognitive të trurit, ndërkohë që te individët në fjalë ka pasur edhe përmirësim të qarkullimit të gjakut në tru dhe aktivitetin e trurit.

Nga 26 persona të shëndoshë që i janë nënshkruar eksperimentit, 12 personave për çdo ditë gjatë 12 javëve u është dhënë 30 mililitra lëng i koncentruar boronice i siguruar nga 260 gram boronicë, ndërsa 14 të tjerë kanë marrë placebo.

Studimi ka përjashtuar të gjithë ata që ka thënë se kanë konsumuar më shumë se pesë racione fruta dhe perime në ditë, teksa të gjithë pjesëmarrësve u është thënë të vazhdojnë me dietën e tyre normale gjatë studimit.

Para dhe pas periudhës 12-javore, pjesëmarrësit u janë nënshtruar një sërë testesh kongitive, ndërsa me skaner MR është monitoruar funksioni i trurit të tyre dhe është matur qarkullimi i gjakut në tru.

Në krahasim me grupin që kishte marrë placebo, ata që konsumuan boronicë kanë treguar rritje të ndjeshme në aktivitetin e trurit në zonat e trurit që i janë nënshtruar testit. Po ashtu, te këta persona është vërejtur përmirësim në aktivitetin e trurit dhe qarkullimin e gjakut në tru.

Boronica, e cila është e pasur me komponentën e quajtur flavonoid që gjendet te pemët dhe perimet me ngjyrë të errët, njihet si antioksidant dhe antiinflamator. Studimet e mëparshme kanë treguar se dietat e pasura me pemë dhe perime zvogëlojnë rrezikun nga sëmundja e demantias.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: