TIRANË

Shqipëria ka arritur në nivele historike të borxhit publik në 80% të prodhimit të brendshëm bruto. Dy fatkeqësitë si tërmeti I 2019 dhe pandemia covid 19 kanë ndikuar në përkeqësimin e këtij indikatori por ekspertët e ekonomisë kanë një këshillë për qeverinë. Ata thonë se qeveria duhet të bëjë kujdes me shpenzimet publike që bën.

“Qeveria duhet të kontrlll me dorë të hekurt cdo shpenzim publik dhe nga ana tjetër duhet të përmirësoj klimën e biznesit që con në zgjerimin e bazës tatimore që con në shtimin e të hyrave buxhetore dhe mundëson që gradualisht 3-5 vjet shqipëria të mund të jetë në një pozitë më të mirë ekonomike në një fuqi konkurruese më të madhe në rajon.” tha Preçi.

“-Qeveria natyrisht të ketë kujdes me shpenzimin pulbike për të parë se u ky shpenzim përqëndrohet dhe cfarë rezulati sjell ky ekonomikisht. E thënë ndryshe përse mos ulim taksat por të duhet të bëjmë marrëveshje PPP në mënyrë të tillë që nga një anë të rritet ekonomia dhe prodhimi I brendshëm bruto në rritje e zvogëlon automatikisht dimensionin e borxhit publik.” theksoi Spaho.

“Unë mendoj që rritja e huamarrjes ndaj borxhit është bërë për të mbështetur projektet e investimeve normale që qeveria duhet ti realizojë në kohë normale dhe kjo më duket e padrejtë dhe e pajustifikueshme. Në rrethana të tilla mënyra se si gjithë vëndet e botës e adresuan pandeminë ishte duke rialokuar burimet ekzistuese dhe pasi ëhstë kryer kjo procedurë atëhere kanë kaluar në rritjen e huamarrjes për ato projekte emergjente dhe që lidhen eksluzivisht me mbrojtjen e popullatës.” u shpreh Xhepa.

Qeveria ka premtuar se gjatë këtij mandati borxhi public do të ulet në 60% të prodhimit të brendshëm bruto por por ekspertët e financave shprehen skeptikë për këtë.

“Përsa kohë që qeveria nuk respekton kriterin minimal që cdo vit borxhi të jetë më I ulët se viti paraardhës por ndodh e kundërta ky obejktiv nuk ka sesi të realizohet mendoj që ka nevojë për debat ë të gjerë public ën qarqet profesionale.” theksoi Preçi.

“Ideja e rikthimit të broxhit në nivele 60% është një objektiv I dëshirueshëm por nëse do të arrihet apo jo edhe në një trajektore shumë afatgjatë pork jo do të varet nëse do të arrihet apo jo nëse ekonomia od të ketë goditje të tjera negative apo jo.’ tha Xhepa.

Edhe më herët disa herë Institucionet Ndërkombëtare Financiare kanë apeluar qeverinë për të bërë kujdes lidhur me menaxhimin e risqeve fiskale si dhe për investimet publike për të mbrojtur shpenzimet për kujdesin shëndetësor, e veçanërisht vaksinimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb