KOSOVE

Delegacioni i Qeverisë së Kosovës, i përfaqësuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë janë takuar sot me delegacionin e Bosnjës dhe Hercegovinës për të diskutuar lidhur me taksën 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Sipas medieve boshnjake, palët në takimin e sotshëm kanë ranë dakord për vazhdimin e dialogut të mëtejshëm dhe në një afat të shkurtër institucionet përkatëse duhet të gjejnë zgjidhjen më të mirë për tregtinë e mallrave dhe shërbimeve.

“Palët këmbëngulën që çështjet politike të zgjidheshin përpara atyre ekonomike, që do të thotë të njohin certifikatat dhe të lejojnë liberalizimin e vizave”, shkruan media boshnjake Klix.ba.

Mësohet se përfaqësuesit boshnjak kanë kërkuar nga delegacioni kosovar që të shfuqizohet përkohësisht taksa 100 për qind dhe të ketë një zgjidhje për lëvizjen e lirë të mallrave dhe rregullimin e regjimit të vizave ndërmjet dyja vendeve në modelin e vendeve të tjera të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Kosovën në Bonjë dhe Hercegovinë janë duke e përfaqësuar, Durim Limaj, shefi i Kabinetit i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë si dhe Sytrime Dervisholli, drejtoreshë në Departamentin e Tregtisë në kuadër të kësaj ministrie.

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: