Bota e modës nuk flet më për Emily-n në Paris, por për Pamelën në Paris. Arsyeja janë imazhet e reja të publikuara nga stilistja Simone Porte Jacquemus, në profilin e tij në Instagram.

Jacquemus postoi një video të aktores të veshur me një nga dizajnet e reja të kompanisë në një ngjyrë të bardhë plot me pupla. Protagonisti tjetër i vinjetës nuk ishte askush tjetër veç Santa Klausi. Pak minuta më vonë, Jacquemus ndau disa foto të Pamela Anderson me titull: Pam në Paris, duke iu referuar serialit të Netflix për të cilin të gjithë po flasin tani pas premierës së sezonit të tretë. Imazhet na tregojnë një Pamela të veshur kokë e këmbë me veshjet dhe aksesorët e stilistit francez.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JACQUEMUS (@jacquemus)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JACQUEMUS (@jacquemus)

Megjithatë, marrëdhënia e Pamela Anderson me Jacquemus nuk është asgjë e re. Në shfaqjen e tij të fundit, të mbajtur këtë muaj, aktorja u bë një nga yjet e spektaklit La Raphia.

Mund të konfirmojmë se viti 2022 ishte viti i Pamela Anderson (dhe ky është vetëm fillimi).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: