Pamela Anderson ka dhënë një intervistë dhe ka folur për Javën e Modës në Paris, ku është shfaqur pa asnjë grim.

Ylli është fotografuar për numrin 24 të revistës “CR Fashion Book” dhe ka zgjedhur edhe një herë të pozojë krejtësisht natyrale.

Ajo foli edhe për vendimin e saj për të mos u grimuar më. “Mendoj se po e bëj për veten. Mendova “mund të dal nga dera kështu? Siç jam tani?”. Dhe kuptova se nuk duhet të pyesja veten. Nuk dua të futem në gjithë atë glam dhe ta luaj më atë lojë”, tha ajo.

Më pas ajo theksoi: “Unë thjesht dua ta kthej skenarin dhe dua të sfidoj industrinë e bukurisë”.

Më tej ajo shpjegoi se kur menaxheri i saj i vuri në dukje se duhej të ftonte një ekip në Javën e Modës në Paris, i cili të kujdesej për imazhin e saj, atëherë ajo mori vendimin.

“Pastaj vendosa të mos bëj asgjë. Të kem fytyrën time të freskët, pa grim, pa asgjë. Dhe thjesht u ndjeva kaq e lirë. Askush nuk më hodhi një vështrim të dytë. Ndihesha shumë mirë”, tha ajo.

Së fundi, ajo shtoi: “Në këtë industri, është si të kalosh gjysmën e jetës në një karrige grimi. Kam miq të mrekullueshëm që punojnë në bukuri dhe janë shumë të rëndësishëm në industrinë e argëtimit. Por nuk dua ta humbas më veten”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb