BETLEHEM– Miliona besimtarë festojnë sot Krishtlindjet në mbarë botën, por nga Betlehemi në Bagdad të krishterët do të festojnë lindjen e Krishtit në sfondin e dhunës, dënuar ashpër nga papa Françesku.

Në Betlehem, vendlindja e Krishtit, sipas traditës banda muzikore parakaloi nën tingujt e gajdeve dhe tamburëve, procesion i kryer nga partiarku latin i Jerusalemit, Fouad Twal, autoriteti më i lartë katolik romak në Tokën e Shenjtë deri në Basilikën e Lindjes së Krishtit.

Në shesh, mbushur më pak se vitet e tjera, pelegrinët e huaj ishin të rrallë. Në mes të sheshit ndodhej një bredh gjigant i zbukuruar me ngjyrat e flamurit palestinez, të zezë, të bardhë dhe të gjelbër, ndërkohë që Babagjyshi i Krishtlindjeve i shpërndante çokollata turmës.

Siria, vend i cili po përjeton krizën më të madhe në vitet e fundit dhe ku mijëra persona kanë humbur jetën si pasojë e konflikteve të armatosura festuan krishlindjet duke u lutur për paqe. Qindra persona ndezen qirinj dhe u lutën që lufta e nisur që në 201-n të përfundojë.

Edhe të krishterët në Egjipt kanë kremtuar dhe janë lutur për dashuri dhe paqe në Katedralen e Kajros. Egjipti ka një komunitet të vogël katolik që feston Krishtlindjet çdo vit, pasi shumica e egjiptianëve festojnë Krishtlindjet më 7 janar.

Komuniteti i krishterë në Bangladesh ka festuar Krishlindjet me ceremoni kishtare në Dhaka. Qindra besimtarë u mblodhën në kishën e kryeqytetit herët në mëngjes, duke u lutur për paqe dhe unitet në vendin më shumicë myslimane.

Pas protestave disa mujore, Hong Kongu festoi qetësisht lindjen e Krishtit. Shumë njerëz u mblodhën në rrugët e vendit për të festuar, ndërkohë që 2000 policë u mobilizuan për të parandaluar ndonjë incidet të mundshëm.

”Këto Krishtlindje ishin të vështira për 150 000 të krishterë të zhvendosur nga Iraku, që jetojnë në një situatë shumë të vështirë dhe për të cilët nuk është propozuar asnjë zgjidhje e shpejtë”, deklaroi patriarku, Louis Sako në Bagdad.

Në Iran, presidenti, Hassan Rohani u uroi Krishtlindjet drejtuesve botërorë dhe papa Françeskut duke shpresuar një bashkëpunim më të gjerë për paqe, siguri dhe mirëqenie në botë.

Krishtlindjet janë festuar në një klimë sigurie në Francë pas tre sulmeve terroriste, ku si pasojë u plagosën 25 persona.

Në Kuba, festimet e Krishtlindjeve, të ndaluara për një kohë të gjatë, do të zhvillohen në një atmosferë të gëzueshme nga një dhuratë e mëparshme, afrimi me SHBA-në.

(ma.ar/afp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb