Pasi mësoi se në finale të Superkupës së Spanjës do të ndeshet me Barcelonën, sfidë që do të luhet më 15 janar, Real Madrid u njoh edhe me shortin e Botërorit të Klubeve që starton më 1 shkurt dhe përfundon më 11 shkurt në Marok.

Sipas shortit të hedhur nga FIFA, kampionët e Evropës do të ndeshen në gjysmëfinale me një nga 3 skuadrat: Al Ahly, Auckland City ose Seatle Sounders. Dy të parat do të përballen fillimisht me njëra-tjerën e më pas sfidojnë ekipin amerikan të Seatle.

Fituesi i ndeshjes së dytë do të përballet me Real Madrid. Skuadra tjetër më e fortë e këtij kompeticioni është Flamengo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb