Nga hero, Jorginho ka përfunduar nën akuzë pas penalltisë të humbur përballë Zvicrës. Në një moment jo, me Italinë që rrezikon jo pak vendin e parë në grup në kualifikueset e Botërorit, janë shtuar shumë zërat kritikë mbi djemtë të Roberto Mancini. Mesfushori i Chelsea nuk ka nguruar ti jap një përgjigje të gjithë atyre që harruan shpejt atë që “azzurrët” bënë pak muaj më parë:

“Penalltia e humbur më bën të ndihem keq, por duhet të besojmë tek aftësitë tona. Nëse nuk e bëjmë ne, cili do ta bëjë? Ju sigurisht që jo. Përfundoi magjia? Le ti lëmë të flasin, kemi dëgjuar shumë”, u shpreh lojtari më i mirë i vitit nga UEFA duke u ndalur më pas tek ky moment jo: “Shpresojmë që këto dy barazime radhazi të kenë ardhur nga fakti që tani jemi në shtator, në një fazë rikuperimi. Kemi luajtur dy ndeshje të mira por topi nuk shkonte në rrjetë. Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të kthjellët. Futbolli i tillë është, ne e dimë, nuk ka një përgjigje të qartë pse topi nuk shkon në rrjetë. Të mërkurën është e ndalur të gabojmë përballë Lituanisë? Është e qartë që duhet të fitojmë, për ta bërë duhet entuziazëm”, u shpreh ndër të tjera Jorginho.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb