Nicolas Jackson ishte protagonist negativ te Chelsea në humbjen 1-0 në FA Cup ndaj Manchester Cityt, duke humbur disa raste të arta. Tifozët nuk janë kursyer aspak, ku të shumta kanë qenë ofendimet me baza raciste për të në rrjetet sociale. Për këtë temë ka reaguar klubi i Bluve të Londrës, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Nuk ka vend në shoqëri për asnjë formë të diskriminimit. Si klub kemi qasje të tolerancës zero ndaj çdo incidenti të kësaj natyre. Klubi do të mbështesë çdo ndjekje penale dhe do të marrë masat më të forta të mundshme, duke përfshirë ndalimet, kundër çdo individi që ka bërë abuzim e që zbulohet se është pronar i biletës vjetore apo anëtar” – Shkruan klubi.

“Ai po bën punë fantastike. Bënë punë fantastike për ekipin. Vrapon, shënon gola, jep asistime. Është vetëm stinori i parë i tij. Është djalë i ri, erdhi nga Spanja, ndonëse as atje nuk kishte shumë përvojë. Nëse duam që lojtarin ta krahasojmë me lojtarët ikonikë të klubit, nëse e krahasojmë me Didier Drogban, qartë se ai do të humbë. Por Jackson do ta ketë përkrahjen time maksimale” – Tha trajneri Pochettino për të.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: