Roma e kthen në festë sfidën e parë gjysmëfinale përballë Bayern Leverkusen. Në stadiumin Olimpik, në një atmosferë elektrizuese, ekipi i Jose Mourinho-s, si gjithnjë, u tregua cinik, arrin të dalin me një fitore minimale 1-0, por që do të thotë shumë në nivele të tilla.

Pas një pjesë të parë të ekuilibruar me raste për shënim nga të dy ekipet, në minutën e 63-të me një zbritje të shpejtë, verdhekuqtë gjetën golin e avantazhit, i finalizuar nga Bove. Leverkusen u përpoq të rikthehej në lojë, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Jose Mourinho shijon këtë fitore minimale 1-0 përballë Leverkusen, por nuk feston plotësisht: “Ishte meritë e djemve, treguan mentalitet dhe dëshirë për të fituar, ata kanë përgjegjësi për të bërë gjithçka për tifozët e tyre. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, nuk është e lehtë të jesh i përqendruar kundër një ekipi si Leverkusen. Djemtë ja dolën të fitonin këtë pjesë të parë”, u shpreh Mourinho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb