Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka humbur një prej miqve të tij të ngushtë, me të cilin prej 19 vitësh jetonin ngjitur.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se miku, shoku dhe fqinji i tij prej 19 vitesh nisi sot një rrugëtim të ri në një jetë tjetër me më shumë drejtësi e paqe rreth tij.

Zv. kryeministri nuk jep detaje mbi shkaqet e vdekjes, por i shpreh ngushëllimet bashkëshortes, dy fëmijëve dhe miqve të tij.

“Vasil Dilo ishte një fqinj i mirë! 19 vite derë më derë, shokë e miq! Djali i avokat Dilos, me një sens të fortë kah e drejta, kundërshtues i së padrejtës, reagues ndaj çdo cenimi të interesit publik në lagjen tone e përtej.

Qytetar në këtë qytet që e donte aq shumë, mbronte po aq nga çdo akt që cenonte të përbashkëten në të, privaten e vjetër e legale gjithashtu.

Milanist i çmendur aq sa muri im e di çka hequr sa hërë që Milan shënonte e merrte si përgjigje të njejtat goditje sa hërë Juventus fitonte! Vasil Dilo nisi sot rrugëtimin e ri, në një jetë tjetër me më shumë drejtësi e paqe rreth tij! Të prehësh në paqe fqinj i mirë, mik e shok! Ngushëllime Monikës, Gregut e Lades, të afermve, miqve e shokëve”, shkruan Braçe.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb