Xhirimet e filmit të ri të Brad Pitt do të nisin në verë dhe sipas gazetës “Sun”, disa prej tyre do të zhvillohen gjatë Çmimit të Madh të Britanisë.

Aktori ka marrë një leje speciale për xhirimet me kampionin botëror të Formula 1, Lewis Hamilton si konsulent dhe producent ekzekutiv. I shkruar nga Ehren Kruger, ai do të luajë një ish-pilot të Formula 1, i cili vendos të kthehet si trajner i një ylli të ri.

“Të shohësh Brad Pitt në pistën e Çmimit të Madh të Britanisë këtë korrik do të jetë një moment i jashtëzakonshëm dhe surreal për shikuesit dhe fansat e Silverstone”, tha një burim.

Sipas Deadline, qershorin e kaluar Apple Original Films mori të drejtat për filmin pas një negocimi “të ashpër” midis studiove kryesore të filmit dhe shërbimeve të transmetimit, drejtuar nga Joseph Kozincsi, prodhuar nga Jerry Bruckheimer.

Filmi i cili është ende pa titull, pritet të ketë premierë vitin e ardhshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb