SHBA

Brad Pitt ka rigjetur dashurinë. Të paktën sipas asaj që raporton një burim i brendshëm për revistën amerikane ‘People’

“Ylli i Hollivudit prezanton Ines de Ramon si të dashurën e tij të re”, ka rrëfyer burimi. Pas lidhjes së gjatë me Angelina Jolie dhe divorcit të stuhishëm për aktorin 59 vjeç do të ishte lidhja e parë e vërtetë romantike zyrtare.

Burimi gjithashtu ka zbuluar se ata janë shumë mirë bashkë. “Pas rreth një viti lidhjeje, Ines e bën shumë të lumtur Bradin”-shkruan People.

Çifit ja një diferencë të madhe në moshë pasi e dashura e re e aktorit të njohur është 32 vjeçe ndërkohë që Brad Pitt është 59 vjeç.

Por kush është Ines de Ramon?

33-vjeçarja është ish-bashkëshortja e Paul Wesley aktorit të ‘The vampire diaries’

Ines de Ramon, është zv.kryetarja e markës së njohur të bizhuterive Anita KoInes dhe ka punuar për Christie’s dhe argjendari zviceran De Grisogono. Ajo ka qenë e martuar me aktorin e “The Vampire Diaries”, Paul Ëesley nga shkurti 2019 deri në shtator 2022, megjithëse të dy ishin të fejuar që nga nëntori 2017.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: