Edhe pse tashmë janë të ndarë përfundimisht, Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë një ndër dyshet që zgjojnë gjithmonë interes te fansat. Daily Mail i ka kushtuar një artikull ish- çiftit, teksa është ndalur pikërisht tek jeta private e tyre se cili ishte vendi që 2 aktorët e zotit dhe zonjës Smith, dikur bënin dashuri.

Në vitin 2009, 57-vjeçari foli për revistën Parade dhe zbuloi se nuk ishte dhoma e tyre e gjumit apo një qilim para zjarrit që ata e quanin vendin e tyre të preferuar për disa të dashuruar. Ata shkonin drejt një guri prapa ujëvarës së pishinës në shtëpinë e tyre dhe shijonin kënaqësinë e këtij momenti.

Pitt shprehej se në atë zonë “Ishte një vend i shkëlqyeshëm për të bërë dashuri”. Brad dhe Angelina u takuan në xhirimet e zotit dhe zonjës Smith në 2005 dhe pavarësisht se ishin gjysma e ‘çiftit të artë’ të Hollivudit me yllin e Friends, Jennifer Aniston, Brad shpejt ra në magjepsjen e Angelina.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb