Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente foli gjatë një eventi  të organizuar nga agjencia e lajmeve Efe, duke u fokusuar në rastin e Brahim Diaz,  me sulmuesin e Real Madrid që zgjodhi të luajë për Marokun dhe jo për spanjollët.

“Unë e respektoj qëndrimin  e tij, por secili është i lirë të marrë vendimet e veta” – tha De La Fuente. De La fuente shtoi: “Nuk kam folur me të, por kam vlerësim dhe respekt të madh për të dhe i uroj më të mirat”.

Në vitin 2021, Brahim Diaz u aktivizua në një ndeshje miqësore me kombëtaren e Spanjës në fitoren 4:0 ndaj Lituanisë, duke realizuar madje një gol. Gjithashtu, futbollisti është impenjuar me të rinjtë e kësaj përfaqësuesje.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: