Maroku ka një ëndërr: të bindë Brahim Diaz të luajë me Kombëraren. Federata e Futbollit dhe trajneri Ëalid Regragui prej disa kohësh kanë punuar për të bindur lojtarin e Real Madridit, në prapaskenë dhe publikisht. Kishte prej atyre që besuan në mundësinë që ai të mund të merrte një ftesë për Kupën e Kombeve Afrikane, por nuk ndodhi kështu.

Sipas As ka lajme të mira, pasi lojtari po përfundon procedurat për të marrë një pasaportë marokene, vendi i origjinës së babait të tij.Diaz, megjithatë, është në pritje të një telefonate nga Spanja, e cila mund të arrijë në ditët në vijim: Luis de la Fuente, i impresionuar nga paraqitjet e fundit të sulmuesit, mund ta ftojë atë për ndeshjet e marsit, kur La Roja do të luajë kundër Kolumbisë (22 mars) dhe Brazilit (26 mars).

Nga Maroku prezantuan një projekt mjaft joshës, me Diaz që do të ishte pjesë kyçe e skemave të skuadrës. Kanë mbetur edhe pak ditë kohë, më pas vendimi  do të jetë në dorën e  futbollistit, ndërsa tifozët mezi po presin të mësojnë se për kë kombëtare do luaj 24-vjeçari.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: