Kryesuesi i listës së LSI në Korçë, Endrit Braimllari, me anë të një video të shpërndarë në “Facebook” shkruan se banorët e fshatit Qafëzezë të Kolonjës që janë prekur nga dëmet e tërmetit, nuk janë dëmshpërblyer siç duhet.

Braimllari thekson se qeveria ka dëmshpërblyer banorët e prekur nga dëmet e tërmetit në mënyrë selektive.

Fjala e Endrit Braimllarit:

Jemi në Qafzezë të rrethit të Kolonjës, një zonë e cila rreth 1 vit e gjysëm më parë u prek nga fatkeqësia natyrore e tërmetit dhe të gjithë shqiptarët janë dëshmitarë sesi kryeministri në atë kohë, por edhe në vazhdimësi propagandonte me të madhe, që në këtë zonë ka përfunduar për sa i përket objekteve që u dëmtuan, por edhe që janë ndërtuar dhe riparuar objekte të reja.

Në fakt situata këtu është komplet ndryshe. Jo vetëm nuk janë dëmshpërblyer siç duhet me vlerën e tregut për dëmin që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi natyrore, por edhe kur ka pasur ndërhyrje nga ana e qeverisë, janë bërë në mënyrë selektive, duke ndjekur linjat politike.

Ka pasur objekte të cilat vlerën e dëmshpërblimit e kanë pasur në një vlerë të caktuar, nuk janë dëmshpërblyer, por është kontraktuar një kompani, e cila këtë vlerë të objektit e ka marrë për vete dhe ka abuzuar me qytetarët. Pra nuk ka realizuar punimet mbi vlerën në të cilën ka dalë dëmshpërblimi.

Kjo tregon qartë që kemi të bëjmë me një qeveri propagandë.Kemi të bëjmë me një kryeministër që nuk mendon për interesin e qytetarëve por mendon për interesin e tij personal.

E gjithë zona përreth këtu në Qafëzezë dhe Floq por dhe zona të tjera të prekura nga tërmeti është e njëjta skemë selektive, abuzive nga ana e qeverisë. Ndaj më 25 prill qytetarët do ti japin goditjen përfundimtare e cila nuk mendon për hallin e qytetarëve por për oligarkët që dhe në kohë fatkeqësie kërkon të rrjepë qytetarët.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb