Një grua e re afgane, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë mbrëmë në Romë, vend në të cilin është vendosur përkohësisht pas braktisjes së vendit të saj. Lajmi është bërë i ditur nga kryetarja e bashkisë së Rajonit të Lazios, Nicola Zingaretti.

“Lajm i mirë nga San Filippo Neri. Lindi vajza e parë e një qytetareje afgane që iku nga Kabuli, të cilën e takova disa ditë më parë kur po vizitoja një qendër pritëse të murgeshave Karmelite – shkroi ajo në Tëitter.

Pas lindjes, nëna donte të falënderonte stafin shëndetësor për ndihmën dhe mikpritjen

“Edhe pse në klinikë shohim shumë situata të vështira, kjo është një përvojë që të ndryshon jetën” tha Laura Anelli, gjinekologia përgjegjëse e cila e ndoqi që nga ardhja e saj në Itali gruan afgane që mbrëmë lindi fëmijën në San Filippo Neri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb