TIRANE

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj i ftuar në emisionin A-Show në News 24 si i larguar nga skena politike, ka komentuar konfliktin e tij me Partinë Socialiste  e drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij në emision, ish-ministri u shpreh se gjatë karrierës së tij politike nuk është servilosur asnjëherë. Malaj tha se në vend të servilosjes ka kërkuar rritje të demokracisë brenda PS-së.

“Pas 2009 problemet në PS filluan të shtoheshin. Në asnjë sfidë politike nuk janë orientuar nga mbijetesa.

Nuk jam servilosur kurrë për të qenë kandidat potencial. PS duhet të demokratizohej para se të vinte në pushtet. Kam kërkuar kufizim të rolit të disa personave në PS. Kam mbështetur Ramën në kohën kur ishte kryebashkiak

Nuk prisja të më mëshironte dikush, kam programet e mia. Kam bërë një fushatë pozitive, do kthehem në politikë. Është rritur arroganca e qeverisjes ndaj shqiptarëve. Të masësh suksesin e financave, më e thjeshta. Niveli politik merr votën për të bërë reforma. Jam i shqetësuar për financat e vendit.Kriza aktuale, rrezik shumë i madh, financat në risk. Ka probleme të mëdha të ‘qeverisjes me kompjuter’. Nuk kthehem në politikë nëpërmjet kësaj PS-je. PS e vërtetë janë njerëzit e thjeshtë, jo ato që vodhën pushtetin”- u shpreh Malaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb