Pas dështimit në Kupën e Amerikës, trajneri i Brazilit Dunga rrezikon të shkarkohet.
Sipas mediave braziliane vendimi pritet t’i komunikohet Carlos Dunga ditën e sotme, sapo të kthehet në Brazil.
Brazili nuk ishte eliminuar që në fazën e parë të grupeve në Kupën e Amerikës që nga viti 1987. Bashkë me Dungën pritet të shkarkohet edhe menaxheri i kombëtares Gilmar Rinaldi.
Ish-numri 8 i Brazilit dhe Fiorentinës do të zëvendësohet nga trajneri aktual i Corinthians, Adenor Bacchi i njohur ndryshe edhe si Tite.