Brazili të shtunën konfirmoi rastin e dytë të lisë së majmunit, i cili u zbulua te një 29-vjeçar që mbërriti këtë javë nga Spanja.

29-vjeçari u izolua në qytetin Vinhedo, pasi një laborator në Spanjë e informoi atë për rezultatin e tij pozitiv të testit pasi ai kishte zbritur në Brazil të mërkurën, sipas autoriteteve shëndetësore të Sao Paulo.

Rasti i parë i lisë së majmunëve në Brazil u regjistrua të enjten, po në Sao Paulo, tek një 41-vjeçar që kishte udhëtuar në Spanjë dhe Portugali. Ai është gjithashtu në izolim.

Ministria braziliane e Shëndetësisë po heton të paktën tetë raste të mundshme të lisë së majmunëve në vend.

Më shumë se 1000 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve janë raportuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) nga 29 vende, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb