E ardhmja e Gjibraltarit është pengesa e fundit drejt marrëveshjes së plotë mbi Brexit, dy ditë përpara samitit të jashtëzakonshëm në Bruksel.

Negociatorët e 27-të dhe të Britanisë së Madhe arritën një marrëveshje mbi “traktatin e tërheqjes” të Britanisë së Madhe nga BE-ja, e planifikuar për 29 mars 2019, dhe mbi “deklaratën politike” e cila skicon marrëdhëniet e tyre postBrexit.

”Një situatë e paqartë rreth territorit të Gjibraltarit mbetet pikëpyetja e vetme ende e pazgjidhur para samitit të së dielës, që duhet të përmbyllë negociatat’’, deklaroi një diplomat në përfundim të një takimi të nivelit të lartë midis përfaqësuesve të shteteve të BE-së. Janë pikërisht garancitë e kërkuara në minutën e fundit nga Madridi për të ardhmen e Gjibraltarit ato që do ta komplikojnë më shumë çështjen e Brexit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: