Brigitte Macron, bashkëshortja e presidentit francez, Emmanuel Macron, është gati të ndërmarrë veprime ligjore për një teori konspirative në internet, sipas së cilës ajo është një grua transgjinore dhe ka lindur mashkull, sipas BBC.

Zonja e parë franceze u vu në shënjestër në median sociale me pretendimet e rreme, pasi ato u postuan në një faqe interneti të ekstremit të djathtë në shtator dhe më pas u zbuluan nga teoricienët e konspiracionit.

Fjalët në qarkullim thonë se ajo ka lindur mashkull me emrin Jean-Michel Trogneux.

Avokati i zonjës Macron, nënë e tre fëmijëve të rritur nga martesa e saj e parë, ka konfirmuar se ajo po merr masa.

”Ajo ka vendosur të fillojë procedurat, është në proces”, ka konfirmuar avokati Jean Ennochi për agjencinë e lajmeve AFP.

Gënjeshtrat për 68-vjeçaren janë përhapur nga raportimet kundër bashkëshortit të saj, presidentit Emmanuel Macron, duke përfshirë ato për grupet politike të ekstremit të djathtë, të grupimeve anti-vaksinë dhe lëvizjen konspirative QAnon.

”Në të vërtetë, nuk ka asnjë provë që dikush, përveç një grushti idiotësh, e konsideron të besueshme historinë transgjinore të Brigitte”, theksoi avokati i saj.

Kjo nuk është hera e parë që zonja Macron vihet në shënjestër që kur bashkëshorti i saj u zgjodh në 2017, parë nga diferenca e moshës gati 25-vjeçare e çiftit.

Teoria e konspiracionit vjen ndërsa Franca përballet me zgjedhjet presidenciale në pranverën e vitit 2022.

Macron ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se do të kandidojë për një mandat të dytë, por pritet gjerësisht që ta bëjë këtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: