Dominic Cummings, arkitekti shumë ndikues dhe i diskutueshëm i fushatës Brexit, ka dhënë dorëheqjen si këshilltar i posaçëm i kryeministrit britanik Boris Johnson, konfirmoi sot në mbrëmje një burim qeveritar.

“Këshilltari duhej të largohej para fundit të vitit, por ai u pa duke lënë Downing Street me një kuti sendesh personale në mbrëmje”, tha burimi që konfirmoi se ai nuk do të ishte më i punësuar zyrtarisht nga mesi i dhjetorit.

Largimi i tij pason atë të kreut të Komunikimit të “10 Downing Street” dhe aleatit të tij në kampin “Leave”, Lee Cain, të mërkurën, një viktimë e luftës për pushtet brenda qeverisë.

Të dy përfaqësuan krahun e fortë të mbështetësve të Brexit, të gatshëm për një dalje pa marrëveshje nga Bashkimi Europian.

Largimi i tyre vjen gjatë bisedimeve ndërmjet Londrës dhe Brukselit në një përpjekje për të arritur një marrëveshje mbi marrëdhëniet e tyre të ardhshme tregtare pas 31 dhjetorit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb