Teksa data për referendumin e daljes ose jo të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian po afron, rreziku nga emigracioni shqiptar citohet serish si një nga arsyet kryesore qe ky vend të dalë nga unioni. Si shembull jepet kapja e 18 emigrantëve shqiptarë të cilët rrezikuan jetën me gomone për të hyrë në territorin anglez shkruan, CNN. Pas kësaj ngjarje politikanët që po bëjnë fushate pro daljes së Britanisë nga BE nxituan të forcojnë thirrjet e tyre.

Nigel Farage, lideri i të djathtës ekstreme deklaroi së Britania e Madhe nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim sic ka bërë BE me situatën në Mesdhe. “Te gjithë i kemi pare horroret e Detit Mesdhe, me mijera njerez qe kalojne kufirin, mijera te tjere qe humbin jeten. Ne nuk mund ta lejojme kete ne brigjet e Kentit dhe Suseksit” deklaroi Farage. Ai nenvizoi se eshte e rendesishme qe ta bejme te qarte se emigrantet qe mberrijne ne brigjet tona me anije apo gomone nuk do te lejohen te qendrojne ketu. Edhe sekretarja e puneve te brendhsme Theresa May shkruante ne Tëitter se levizja e lire ne BE e bente me te veshtire kontrollin e emigranteve. “Si vend anetar i BE-se, Britania e Madhe duhet te mireprese qytetaret e vendeve te tjera si rezidente duke i lejuar ata qe te punojne ne vendin tone” shkruante ministrja angleze.

Ne nje tjeter shkrim ne Twitter anetari i parlamentit Ian Duncan Smith nenvizonte se Britania e Madhe po humbiste kontrollin e kufijve te saj. Sipas nje perfaqesuesi te agjencise kombetare kunder krimit rasti i fundit i emigranteve shqiptare kishte terhequr shume vemende mediatike per shkak te operacionit te shpetimit por sipas kesaj agjencie ekziston rreziku qe emigrantet te perdorin portet me te vogla per te hyre ne Britanine e Madhe.

(d.b/e.kacorri//BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb