Nga: ERION KACORRI*
LONDËR- Liderët dhe kandidatët e partive në Britaninë e Madhe mbyllin sot fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen ditën e nesërme në mbarë vendin. Kryeministri David Cameron ka premtuar se do ta mbajë Britaninë e Madhe në rrugën e një të ardhme më të ndritshme, ndërsa kreu i laburistëve Ed Miliband ka premtuar se qeveria do të vendosë në qendër të vëmendjes punëtorët.


“Në orët e fundit të kësaj fushate mund të bëni ndryshimin duke e çuar përpara vendin tonë apo duke shënuar hapa prapa me Ed Miliband. Kjo është sfida.” Deklaroi Cameron, që kërkon një mandat tjetër. Sondazhet e fundit nuk parashikojnë për asnjërin nga kandidatët pikë përqindjeje të mjaftueshme, sa për të formuar qeverinë të vetëm. Fituesi i zgjedhjeve do të ketë nevojë për një partner koalicioni.

A do të jenë liberalët, si humbës të mundshëm të zgjedhjeve të gatshëm që pas koalicionit me Toriet të ndërrojnë kampin? Dhe sa të suksesshëm do të jenë populistët e djathtë të UKIP-it? Para së gjithash fati i një qeverie laburiste varet nga nacionalistët skocezë. Partisë SNP i parashikojnë sukses të madh. Por Ed Milibandi ka premtuar se nuk do të krijojë koalicion me këtë parti, sepse ajo do ndarjen e Britanisë së Madhe. E përfytyrueshme do të ishte megjithatë një qeveri minoriteti, sepse për shumë çështje të tjera, laburistët dhe SNP janë në të njëjtën anë.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: