Mbretëria e Bashkuar do të vendosë sanksione për 370 individë të tjerë rusë, oligarkë e miliarderë, mes tyre edhe ish-presidenti rus Dmitry Medvedev,

Për 370 individë dhe subjekte janë vendosur sanksione që përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit.

Ndërkohë më shumë se 1,000 individë dhe subjekte janë vënë në shënjestër të sanksioneve që nga pushtimi i Ukrainës.

Disa nga emrat e rinj në listë përfshijnë:

Dmitry Medvedev – ish- president i Rusisë

Dmitry Peskov – Zëdhënësi i Putinit

Sergei Shoigu – Ministër i Mbrojtjes

Maria Zakharova – zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë

Margarita Simonyan – kryeredaktore e kanalit të lajmeve RT të mbështetur nga Rusia

Pyotr Aven – bashkëthemelues i bankës më të madhe të investimeve në Rusi, Alfa-Bank

MIkhail Fridman – oligark me bazë në Londër që bashkëthemeloi Alfa-Bank me Aven

Më herët, Britania e Madhe goditi Rusinë me kufizime tregtare, shkruan BBC.

Mbreteria

(Dmitry Medvedev – ish- president i Rusisë)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: