British Airways njofton se do të pezullojë nga puna 36 mijë punëtorë duke filluar nga pilotët deri te personeli ndihmës.

Sipas kompanisë, kjo po bëhet për shkak të pandemisë së Coronavirusit.

Transportuesi ajror kombëtar në Britani të Madhe ka ulur ndjeshëm numrin e fluturimeve dhe paralajmëroi se do të duhet të ngrijë përkohësisht punë në mënyrë që të mbijetojë pandeminë që ka goditur rëndë industrinë e aviacionit, duke e bërë të pashmangshme shkurtimin e kostove, përcjell Telegrafi.

Personeli që do të angazhohet në punë pritet të marrë disa nga pagat e tyre përmes skemës së qeverisë britanike e cila mbulon 80 për qind të pagës.

British Airways aktualisht ka mbi 40 mijë punëtorë dhe në deklarimet e fundit ka realizuar mbi 15 miliardë dollarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: