Nuk kanë asnjë efekt milionat e investuar në merkato, Chelsea vijon momentin shumë negativ, me blutë që e shohin sërish veten jashtë çdo objektivi sezonal. Humbja e fundit kundër Newcastle ka trazuar edhe më shumë ambientin në Londër duke bërë që drejtuesit e klubit të kthejnë edhe një herë shpëtim në merkato. Trajneri Pochettino kërkon një tjetër sulmues në janar, objektivi i tij kryesor, dëshira e tij më e madhe, është Victor Osimhen. Sulmuesi i Napolit ka një kosto të lartë, minimalisht 100 milionë euro, ndërkohë nga ana tjetër janë të detyruar të shfryjnë pak grupin, mbi të gjitha në fazës sulmuese. Nuk është e qartë e ardhmja e Armando Brojës pasi sulmuesi shqiptar vijon të jetë një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve.

Daily Mail

Pas West Ham, sipas Daily Mail, edhe Fulhan ka shfaqur interesim për Brojën. Drejtuesit e klubit do të futen në merkato në janar për të gjetur një zëvendësues Aleksandar Mitrovic i cili u transfera në Arabinë Saudite tek Al-Hilal. Broja është një emër që njihet mirë në radhët e Fulham pasi më herët edhe i ka shënuar një gol. Gjithnjë sipas Daily Mail: Chelsea është gati të lë të lirë Brojën, por vetëm në formë huazimi. Kujtojmë që Chelsea dhe Broja kanë një kontratë deri në 2028

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: