Një shëtitje në tregun e Los Anxhelosit për të blerë bukë dhe perime. Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz, sapo janë martuar dhe po shijojnë pak normalitet të shëndetshëm si një çift i zakonshëm, duke blerë bukë e perime ne nje treg ushqimor. Paparacët nuk i humbasin nga sytë teksa bëjnë pazare me zarzavatet, por mbi të gjitha i fotografojnë kur largohen me kabrioletin e ri luksoz me shkëlqim, dhuratë martese nga David dhe Victoria Beckham.

Brooklyn dhe Nicola janë të çmendur pas njëri-tjetrit dhe shijojnë magjinë e ditëve të para si burrë e grua. Ata janë shumë afër dhe ecin dorë për dore mes tezgave. Janë në harmoni të përsosur dhe e tregojnë edhe me veshjet e koordinuara, ai me bluzë dhe pantallona të lehta dhe ajo me një fustan të gjatë pa mëngë, ngjyrë e bardhë. Ata blejnë sende ushqimore, ndoshta për një drekë të lehtë apo një piknik në plazh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pas pazarit, çifti largohet me makinën e vjetër të marrë si dhuratë martese. Është një model tërësisht i rinovuar i vitit 1954 me teknologjitë më avangarde. Furnizimi me karburant është ndryshuar në elektrik, materialet e përdorura për karrocerinë dhe materialet e brendshme janë nga më të mirat. Një perlë mbi rrota me vlerë rreth 550 mijë euro, perfekte për udhëtime në rrugët e egra të Amerikës… por edhe për një xhiro të qetë në tregun e lagjes.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb