Milwaukee Bucks ngjitet në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 144-122 në fushën e Brooklyn Nets. Ndeshje e komanduar nga miqtë, ku u dallua Antetokounmpo me 32 pikë e 10 rebound, mbështetur edhe nga Middleton me 27 pikë e 10 rebound.
Fiton edhe Philadelphia, që mban ritmin e kryesuesve në Lindje, duke mundur 112-96 Orlando Magic. Tre lojtarë realizuan mbi 20 pikë, ku shkëlqeu Maxey me 23 pikë.
Toronto, falë 26 pikëve të Anuoby, mundi 132-102 Washington jashtë fushe. Zhgënjen skuadra e Dallas, që u mund 113-110 nga Cleveland në sekondat e fundit. LeVert me 29 pikë ishte më i miri për miqtë, ndërsa 39 pikët e Doncic mbetën për statistikë. Fiton edhe Phoenix, që mundi 129-113 Houston, sfidë ku diferencën e bëri dyshja Durant-Gordon, që së bashku realizuan 54 pikë.
Rezultatet
Orlando – Philadelphia, 96-112
Washington – Toronto, 102-132
Brooklyn – Milwaukee, 122-144
Houston – Phoenix, 113-129
Oklahoma – New York, 129-120
Dallas – Cleveland, 110-113
