Portieri legjendar italian Gianluigi Buffon duket sikur ka ndalur kohën. Në janar ai do të mbushë 45 vjeç, por as që ka ndërmend të ndalet. Gardiani vijon të mbrojë portën e Parmës, me synimin për t’u rikthyer në Serie A.
Por së fundmi Buffon dhe partnerja e tij Ilaria D’Amico ndryshojnë jetën e tyre. Sipas të përjavshmes Chi, pas tetë vitesh dashuri të jetuar mes zërave kontradiktore të atyre që i duan në vështirësi dhe atyre që nga ana tjetër janë edhe afër martesës, të dy kanë vendosur të ndryshojnë ambient, duke u kthyer në shtëpi, pikërisht në Romën veriore.
Madje përflitet se janë fqinj të Tottit dhe Noemit, partneres së re të ish-sulmuesit verdhekuq. Për D’Amico është një rikthim në origjinë pasi ajo u rrit në kryeqytet përpara se të transferohej në Milano për Buffon. Një risi absolute, por edhe një zgjedhje e bërë për të qenë pranë familjes pasi të përfundojë karriera.
(BalkanWeb)
