Ish-portieri i njohur i Juventusit, Gianluiggi Buffon në një intervistë për “Bobo TV” është treguar më i drejtëpërdrejtë se asnjëherë më parë.

“Te PSG pata përvojën më të mirë të jetës sime dhe largimi ishte gabimi më i madh. Atje u ndjeva i lirë, fola frëngjisht dhe shkova në muze, hoqa dorë nga 10 milionë euro. Ata donin të linin Areolën të luante dhe nuk mund ta pranoja.

Ndeshja kundër Manchester United në Champions League është keqardhja më e madhe e jetës sime. Juventusi po reagon, unë shoh kompaktësi dhe bashkim. 15 pikët penalizim në renditje i kanë lejuar djemtë të bashkohen për të sfiduar padrejtësinë.

Neymar do të donte të kishte një trajner si Allegri, ai i mbështet shumë lojtarët. Nuk e di se çfarë nuk funksionoi mes Sarrit dhe Juves. Mënyra se si propozoi trajneri, ai u la pothuajse menjëherë në mëshirën e rezultateve.” – tha Buffon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: