Gigi Buffon në një pronocim për mediat sportive italiane ka thënë se ndihet i lumtur dhe krenar për kalimin e Juventusit në tetë skuadrat më të mira të Champions League.
Juventus mundi Porton 1-0 dhe u kualifikua në fazën çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 3-0 pasi kishte fituar edhe në ndeshjen e parë në Portugali 2 me 0.
“Të gjitha ndeshjet në këtë nivel janë të vështira, ndeshja e parë u vendos pasi ata mbetën me 10 lojtarë, e njëjta ndodhi edhe këtu, tensioni bie dhe nga këto situata mund të pësoni. Jemi përmirësuar shumë, i kishim vënë vetes një qëllim kur e filluam këtë udhëtim para pesë vitesh, që Juventusi në çdo vit të futet në tetë skuadrat më të mira në Champions League dhe jam i lumtur që ia arritëm qëllimit. Nëse futesh në tetë më të mirat në një dekadë, në fund mund edhe ta fitosh” ka thënë Buffon.
Buffon u pyet se cilën skuadër do në këtë fazë.
“Dua ta shmang Leicesterin. Ata kanë entuziazëm dhe pasion, por edhe armën që mund t’i bëjnë keq çdo skuadre”, ka përfunduar fjalën e tij Buffon.
(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: