Mesa duket ndjekja shumëvjeçare që Xhixhi Bufon po bën ndaj Champions League nuk do të marrë fund as në këtë sezon. Mbase për shkak të koronavirusit që ka çoroditur kalendarët dhe që mund të ulë siparin para kohe për këtë sezon të kupave, ose mbase sepse vijon të ndihet një djalosh dhe nuk ka aspak ndërmend t’i thotë lamtumirë Juves. Xhixhi do kupën me veshët e mëdhenj dhe është gati të zgjasë me një vit kontratën e tij me bardhezinjtë me shpresën se do mund të realizojë ëndrrën e tij europiane.

Por jo vetëm Bufon. Sipas “Corriere Della Sera”, edhe kapiteni i Juventusit, Xhorxho Kielini është drejt rinovimit të kontratës. Për të klubi ka bërë gati një zgjatje deri në vitin 2022 dhe firma pritet të vijë së shpejti.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb