Pasi doli jashtë garës për titull, Juventus kërkon që të paktën të arrijë Champions League. Sigurisht për reputacionin dhe rëndësinë e rikthimit për të marrë pjesë në kompeticionin më të madh europian për klube, por edhe dhe mbi të gjitha për  paratë që shpërndan UEFA, të cilat në një farë mënyre do të financonin merkaton në Torino, ku “Zonja e Vjetër” me siguri do të synojë përforcime.

Përveç kësaj, në axhendën e drejtorit Cristiano Giuntolit janë edhe disa rinovime të mundshme, veçanërisht ato të Kenan Yildiz dhe Andrea Cambiaso. Sipas asaj që raportohet nga La Gazzetta dello Sport, Juventus në fakt dëshiron të “blindojë” futbollistët, për të shuar kështu një herë e mirë interesimin e klubeve të mëdha.

Në shtëpinë e bardhezinjve ka edhe shumë çështje që pritet të marrin zgjidhje. Në dilemë është edhe e ardhmja e trajnerit Max Allegri, pas rezultateve jo të mira të skuadrës në këtë edicion.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: