Bujar Qamili është një nga këngëtarët e mirënjohur në vendin tonë që njihet edhe si tifoz i flaktë i skuadrës së Vllaznisë. Madje ai i ka kënduar jo pak ekipit shkodran që, në këto momente, ndodhet në një situatë të vështirë. Por, ashtu si të gjithë shkodranët, Qamili nuk e mendon asnjëherë se ekipi i tij mund të bjerë nga Kategoria Superiore dhe për këtë arsye ka ftuar të gjithë qytetarët shkodranë, tifozë ose jo që të jenë të shtunën në stadium në mbështetje të kuqebluve.

Në një prononcim për “Realiteti Post”, ai u shpreh: “Të premten kam një koncert në Milano. Por, mezi pres të shtunën të kthehem në aeroport të marr makinën dhe të nisem menjëherë drejt stadiumit ‘Loro Boriçi’, sepse është një nga ndeshjet më të rëndësishme të Vllaznisë.
U bëj thirrje të gjithë tifozëve shkodranë edhe atyre që s’kanë qenë asnjëherë në stadium, por edhe ju fansave të mrekullueshëm të Bujar Qamilit, që më keni ndjekur në Pallatin e Kongreseve në koncertet e mia, këtë herë të gjithë duhet të jeni në stadium, sepse fanella e Vllaznisë nuk e meriton të bjerë në Kategorinë e Parë, por duhet të qëndrojë në Superiore.
Edhe njëherë tjetër ju lutem, si shok, si mik, si vëlla, të gjithë në stadium ditën e shtunë që ta përkrahim ekipin tonë të mrekullueshëm Vllazninë. Besoj se të gjithë do të jemi aty. Mirë se vini!”.

Ndërkohë humoristi Nexho Shabani ka qenë në të njëjtën linjë me Bujar Qamilin. Shabani është gjithashtu një emër i njohur në Shkodër dhe nuk ka ngurruar që të bëjë apel për mbështetjen e Vllaznisë në këto momente të vështira që ajo po kalon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: