Nga: ZONJA KATERINA

2-3 kokrra vezë, 1 filxhan kos, 1 filxhan qumësht, 1 filxhan vaj, 2.5 filxhanë miell, 1 lç pluhur pjekës, ½ lç sodë buke, 150 gr djathë të bardhë, 10-15 ullinj, Kripë, piper, Majdanoz ose rozmarinë, Rigon ose nenexhik, Fara susami

Rrahim vezët, shtojmë më pas kosin, qumështin dhe vajin. I trazojmë mirë dhe më pas shtojmë gradualisht miellin e trazuar me pluhurin pjekës dhe me sodën e bukës. E punojmë mirë brumin, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe me erëzat sipas preferencës.

Lyejmë një tavë me pak gjalpë ose vaj, e spërkasim me fara susami dhe hedhim brumin e përgatitur. Vendosim ullinjtë dhe djathin e bardhë aty këtu nëpër brumë. E spërkasim të gjithë sipërfaqen e bukës me fara susami dh e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-35 minuta.
(Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb