Nga: ZONJA KATERINA

500 gr miell misri, 500 gr miell gruri, 1 filxhan qumësht, ½ filxhan vaj vegjetal, 1 lugë maja të thatë, 1 lugë sheqer
1 lugë kripë, Ujë të vakët

Përziejmë miellin e grurit dhe të misrit në një enë. Shkrijmë majanë dhe sheqerin me pak ujë të vakët dhe më pas e shtojmë tek mielli. E përziejmë mirë, shtojmë qumështin dhe vajin, vazhdojmë përzierjen dhe në fund shtojmë ujë të vakët derisa të realizojmë një brumë të butë. E punojmë lehtë dhe e lemë të mbuluar me një pecete kuzhine për 30-40 minuta. Pas këtij minutazhi e hapim brumin, e punojmë përsëri lehtë me dorë dhe e vendosim në një tavë të lyer me pak vaj. E lemë përsëri të qëndrojë për 30 minuta në temperaturë ambjenti, më pas me majën e pirunit e shpojmë aty-këtu dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 180-200 gradë celsius për 30 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: