Nga zonja Katerina
Përbërësit

1 kg presh të grirë hollë (pjesa jeshile), 3 filxhanë miell misri, 5-6 filxhanë qumësht, Gjalpë dhe vaj ulliri, Koper, nenexhik, majdanoz
Kripë, piper i zi.

Përgatitja

Në një tas trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe më pas masën e përgatitur e vendosim në një tavë të lyer me pak vaj.

E vendosim tavën në furrë (të nxehtë) të piqet në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 45-50 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb