TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ceremoninë mortore të Konstandinos Kacifas që mblodhi në Bularat qindra grekë, mes tyre dhe ekstremistë që hodhën thirrje antishqiptare.


Në një status në “Facebook, Berisha dënon atë që e quan akt primitiv të shfrytëzimit të një procesioni mortor për qëllime raciste e antishqiptare por dhe heshtjen e autoriteteve shqiptare dhe të atyre greke para përdhosjes së territorit shqiptar.

STATUSI I BERISHËS
Ekstremistë të tërbuar grek përdhosin territorin shqiptar!
Të dashur miq, sot grupe ekstremistësh grek, racistë primitiv antishqiptarë përdhosën territorin e Republikës së Shqipërisë. Ata varrosën me parulla luftënxitëse, raciste, antishqiptare, vorioepiriote ekstremistin Kacifas, i cili u vra në një përpjekje të armatosur me policinë shqiptare.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin primitiv të shfrytëzimit të një procesioni mortor nga ekstremistë, fanatikë për qëllime raciste dhe antishqiptare.

Dënoj heshtjen para këtij akti përdhosës të territorit shqiptar të autoriteteve zyrtare të Athinës dhe Tiranës, të cilat me qëndrimet e tyre të papërgjegjshme dhe histerike nxitën këtë akt të shëmtuar, ndërkombëtarisht të dënueshëm dhe që sot heshtin për turpin e tyre.

Berisha Fb
Berisha Fb

(m.k/BalkanWeb)