TIRANE- Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu ka reaguar ashpër pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me vrasjen e minoritarit grek Konstandinos Kacifas para dy ditësh në Bularat të Gjirokastrës.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Ndreu i cilësoi deklaratat e Berishës ‘degradim moral’, ku ky i fundit sulmonte Athinën zyrtare për deklaratat si dhe qeverinë shqiptare me pretendimin se ajo po e përdor këtë çështje politikisht.

“Ky eshte kulmini degradimit mendor e moral te nje njeriu. Per kete me mire te ishin vrare djemt tane se ai qe shtinte mbi ta. As ketu nuk gjen paqe e nuk i del e keqja ketij matufi plak qe nxjerr nga goja vetem fekale!”, shkruan Ndreu.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb