BULLGARI- Bullgaria ka arrestuar tre të huaj, të kërkuar në Spanjë, nën akuzat për terrorizëm. Ata kanë qenë në rrugë për të marrë pjesë në konfliktin në Siri, ka njoftuar agjencia e sigurisë shtetërore e Bullgarisë.

Tre të dyshuarit, dy marokenë dhe një brazilian, janë kapur në një pikë kufitare me Turqinë. “Interpoli ka lëshuar urdhër-arreste për tre të dyshuarit dhe shpejt do të iniciohen procedurat e ekstradimit”, ka thënë agjencia e sigurisë shtetërore e Bullgarisë.

(mi.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb