Rinis futbolli në Bullgari. Ditën e sotme, federata e këtij vendi ka lajmëruar se duke nisur nga mesi i muajit maj do të rifillojnë stërvitjet, ndërsa kampionati do të nisë më 5 qershor. Do të luhen dy javët e fundit të kampionatit të rregullt dhe më pas do kalohet në play-off me një ndeshje të vetme, ku do të luhen 5 ndeshje në vend të 10.

“Mungesa e publikut, – bën me dije Federata Bullgare e Futbollit – eliminon epërsisë si ekip pritës”. Mbyllja e sezonit aktual është parashikuar më 11 korrik, ndërsa nisja e sezonit pasardhës më 25 të po këtij muaji. Më 22 korrik është parashikuar të luhet Superkupa e Bullgarisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb